Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, përplasje me qytetarët pas bllokimit të rrugës
Këtë të premte, opozita po zhvillon protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.
Një incident është regjistruar kur një qytetar, është përplasur me protestuesit që bllokuan rrugën në orën 11:00.
Sipas protestuesve, Policia nuk ka marrë masa për të devijuar trafikun, ndonëse ishte e njoftuar për protestën.
Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje verbale, mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që përpiqeshin të kalonin nëpër zonën e bllokuar.
Sakaq, policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa drejtues të PD, prezentë në tubim kanë akuzuar policinë për provokimin e protestuesve, duke mos garantuar qarkullimin e mjeteve në zonë.