Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Këlliçi: Kryehajduti Veliaj, shumë shpejt do të mbajë përgjegjësi para ligjit
Këtë të premte, opozita po zhvillon protstën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi ky i fundit është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale.
Këlliçi u shpreh se Kryehajduti Veliaj, shumë shpejt do të mbajë përgjegjësi para ligjit.
Belind Këlliçi: Falenderojmë të gjitha mediat, që janë prezente sot këtu edhe kanë guximin që të japin këtë protestë e cila është e 44-ta, para selisë më të madhe të korrupsionit në Shqipëri e Ballkan.
Kjo javë nisi me një zhvillim qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore ai që pretendon se është nipi i Begejve, Karlo Bollino na kishte paditur mua dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale për shpifje sepse nëe kemi thënë se ka grabitur 4120 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës për ta kthyer në një greminë.
Një truall që ishte falur nga familja Begeja, që ishte falur për shkollë në njëisnë numër 7, aty ku sot janë 70 familje që nuk kanë shkollë për fëmijët e tyre, ky hajdut ky gazetar i dështuar në provincat e Barit erdhi në Shqipëri për të vjedhur taksat tona e për të goditur Partinë demokratike përmes grehinës së tij që e quan televizion.
Sapo mbaroi seanca gjyqësore, ku unë së bashku me zonjën Kalaja ishin të pranishëm në seancë dhe kërkuar që në seancën e radhës ti jepet mundësia dhe zotit Malltezi të vijë e të përballet sy më sy me Bolinon, ai shkoj menjëherë në këtë derë për tu paguar nga Veliaj, personi që i hapi rrugë procedurës së zhvatjes së truallit në mes të Tiranë.
Karloja ndejti një orë e gjysmë në zyrën e bashkisë Tiranë për të raportuar të pagatori i tij e më pas si skuth iku me vrap për të mos e kapur kamerat e qytetarët dhe nisi të ankohej si skuth se Berisha dhe unë i paskemi vënë grupe spiunazhi nga pas dhe këcënokemi Karlon.
Karlo, rri i qetë sepse atë lojë të pisët që ti bën me opozitën dhe linçimin që bën ti ne nuk e bëjmë kurrë, por për çdo vjedhje, grabitje e të gjitha gjërat e paligjshme që ke bërë njëlloj me hajdutët e tu Veliaj Tama e pagatorët e tu do të mbani përgjegjësi para ligjit.