Aktualitet dhe Lajme

Prezantohet në QSUT, ministrja e re e Shëndetësisë, Rama: Ja kush është Evis Sala. Ja prioritetet e Qeverisë

Share

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama bëri dhe prezantimin e Ministres së re, Prof. Dr. Evis Sala, e cila u dekretua pak ditë më parë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sala zë kështu vendin e Albana Kocciut, e cila u prezantua një ditë më parë në krye të Ministrisë së Brendshme, duke u bërë e para grua që drejton këtë dikaster në historinë e shtetit shqiptar.

Pasi bëri prezantimin e ministres Sala, kreu i Qeverisë foli edhe për prioritetet në këtë sektor për katër vitet e ardhshme.

Edi Rama: “Ajo ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore të botës.

Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 ligjërata, ndërkohë që bën pjesë në bordet e disa shoqatave të mirënjohura evropiane.

Po ashtu ministrja jonë e re e Shëndetësisë është personalitet i vlerësuar me çmime dhe vlerësime prestigjioze ndërkombëtare. Ajo sjell edhe shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës”.

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë

Edi Rama: “Në mandatin e parë mbyllëm gropa të thella, në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme. Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që shëndetësia t’u ofrojë qytetarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe asaj që i detyrohemi mjekëve dhe infermierëve.

Janë dy shtyylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.

Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë.”




Huazuar nga albeu.com

Back to top button