Aktualitet dhe Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë: Do të të vras ty dhe familjen tënde

Share

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar mëngjesin e sotëm.

Lajmi e ka konfirmuar për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.

Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.


“Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.


Mesazhi është shoqëruar edhe me një paralajmërim automatik të sistemit informativ të presidencës që e cilëson emailin si të ardhur nga jashtë organizatës.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, por pritet që rasti të hetohet dhe personi në fjalë të merret në përgjegjësi ligjore./Telegrafi




Huazuar nga albeu.com

Back to top button