Presidenti i SHBA Donald Trump e konfirmon: Eliminuam 48 udhëheqës të Iranit me një goditje

Share

Presidenti amerikan Donald Trump i tha Fox News këtë të dielë se 48 udhëheqës janë vrarë në sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit.

Gjërat po ecin përpara. Po ecin me shpejtësi. Kështu ka qenë për 47 vite,” citohet të ketë thënë ai në një intervistë për Fox News“Po ecin me shpejtësi. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë eliminuar në një goditje të vetme. Dhe po ecin me shpejtësi.”

Trump i tha gjithashtu gazetarit Joe Kernen nga CNBC se operacionet ushtarake të SHBA-ve në Iran janë zhvilluar “përpara afatit.”

Ndërkohë, sipas një interviste për The Atlantic, Trump u shpreh se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka pranuar.

“Ata duan të flasin, dhe unë kam pranuar të flas, kështu që do të bisedoj me ta. Duhej ta kishin bërë më herët. Duhej të kishin dhënë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë për t’u bërë më herët. Ata pritën shumë gjatë,” tha Trump në një intervistë nga rezidenca e tij në Florida.

Presidenti amerikan shtoi se disa nga iranianët që ishin të përfshirë në negociatat e mëparshme nuk janë më gjallë.

“Shumica e atyre njerëzve nuk janë më,” tha ai. “Disa nga njerëzit me të cilët po merreshim nuk janë më, sepse ajo ishte një goditje e madhe.”

Këto reagime të presidentit Trump vijnë vetëm një ditë pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit dhe vrasjes së liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei, si dhe në ditën e sulmeve hakmarrëse iraniane.

Presidenti Trump tha se Khamenei ishte “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve të “marrin mbrapsht vendin e tyre”.

Izraeli nga ana tjetër thotë se po godet objektiva “në zemër të Teheranit”, ndërsa Irani rifillon sulmet ajrore ndaj vendeve të Gjirit Arabik. Raportohet se sulme kanë ndodhur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në kryeqytetin e Katarit, Doha, në Bahrain dhe në Kuvajt.

Ky është një moment përcaktues në historinë e trazuar të Iranit, por klerikët dhe komandantët më të fuqishëm të vendit kanë qenë të përgatitur për të.


starnews.al

Reklama
Back to top button