Aktualitet dhe Lajme

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit

Share

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!

Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit.

Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button