Presidenti Biden: Suedia si anëtare e 32-të e NATO-s, tani Aleanca është “më e fortë se kurrë”
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-0afa856c79cf575fd1731c659be18140.jpg)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shprehur nderimin e tij për pranimin e Suedisë si anëtare e 32-të e NATO-s, duke u shprehur se tani Aleanca “është më e fortë se kurrë”.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se siguria dhe mburoja transatlantike është më e fortë.
“Sot, kam nderin të mirëpres Suedinë si Aleatin e 32-të të NATO-s. 75 vjet më parë, kur u krijua NATO-ja, Presidenti Truman tha se Aleanca ‘do të krijonte një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni’.
Kjo mburojë – dhe siguria transatlantike – është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Biden.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, të enjten i dorëzoi zyrtarisht dokumentet e anëtarësimit Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Me marrjen e këtij instrumenti të pranimit, më lejoni të jem i pari që do të mirëpres Suedinë si palë në Traktatin e Uashingtonit dhe anëtarin e 32-të të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”, ka thënë të enjten sekretari i Shtetit Antony Blinken së bashku me kryeministrin suedez.