Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan

Share

Këtë të enjte, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj,  do të vizitojë Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni.

Në axhendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45.

Gjithashtu, Begaj do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.

Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedojë me bashkëbisedoj me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button