Aktualitet dhe Lajme
Presidenti Begaj uron Kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz për marrjen e detyrës

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Kancelarin Friedrich Merz, për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Në mesazhin e tij të urimit, Kreu i Shtetit, vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite.
“Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimin tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në platformën X.
Në vijim të mesazhit, Presidenti i Republikës, shprehu besimin se nën drejtimin e Kancelarit Merz, marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetja gjermane për Shqipërinë do të forcohen edhe më tej.