Aktualitet dhe Lajme

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin

Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Presidenti Begaj e uroi Presidenten Sandu për rizgjedhjen në krye të shtetit moldav dhe ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për popullin e Moldavisë, i cili vijon përpjekjet për demokraci, begati dhe integrim në familjen evropiane, në një kohë sfidash të mëdha të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u nënvizua rëndësia e thellimit të dialogut politik përmes intensifikimit të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Begaj shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e turizmit si dhe në fushën kulturore.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button