Aktualitet dhe Lajme

Prekin shokët e 19-vjeçarit që u vra me thikë në Fier: Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei

Share

Shkolla në të cilën vazhdonte 19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra ditën e sotme me thikë, ka bërë një postim prekës. Në postim theksohet se dhimbja e lotët e shokëve për të janë të pashtershme për të. 18-vjeçari Florjan Muka pas një sherri me Bihucin, e ka qëlluar atë me thikë duke e plagosur rëndë. Por rrugës për në spital, Bihuci i është dorëzuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Postimi i Plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button