Aktualitet dhe Lajme
Prekëse/ Pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë, qeni i tij e kërkon nëpër lagje (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një 58-vjeçar është ekzekutuar më tre plumba, në afërsi të banesës së tij. Viktimë mbeti Renato Hoxhaj, ndërsa ende nuk dihet shkaku apo autori/ët.
Ai u gjet i pajetë nga bashkëjetuesja e tij në rrugë, e cila më pas njoftoi dhe policinë.
Në një video të siguruar nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, shihet qeni i viktimës që pas ngjarjes sillet përreth lagjes, dhe kafeneve pranë, duke kërkuar të zotin.