Aktualitet dhe Lajme

Prej shtatorit do ulen në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit

Share

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ka qenë vetë ambasada ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka shpërndarë pamje nga takimi i përfaqësuesve të saj me të sapozgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tyre këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të pranishëm në këto takime ishin deputetët demokratë, si Igli Cara dhe Besart Xhaferri. Por, nuk munguan as ata të kampit socialist si Ilva Gjuzi dhe nga “Mundësia”, Erald Kapri.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button