Aktualitet dhe Lajme

Prej kohësh në një lidhje me Lotina Hazirin, Mozzik: Më mban në formë dashuria

Share

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, së bashku me Getinjon, kanë performuar së fundmi në një nga festivalet më të mëdha shqiptare në diasporë, “Alba Festival” në Zvicër.

Dyshja, e njohur për hitet e tyre të shumta dhe energjinë që sjellin në skenë, u pritën me ovacione nga një publik i madh, i përbërë kryesisht nga shqiptarë.
Performanca e tyre ishte ndër më të komentuarat e festivalit, duke sjellë një përzierje të hiteve të vjetra dhe projekteve të reja, të shoqëruara me atmosferë të zjarrtë dhe entuziazëm të madh nga publiku.


Gjatë festivalit, Mozzik është ndalur për një intervistë të shkurtër për emisionin “Andale”, ku ka folur edhe për jetën e tij personale.

I pyetur se si arrin të qëndrojë në formë, artisti dha një përgjigje spontane.

“Dashuria, asnjë gjë tjetër. Njeriu i dashuruar s’ka më mirë”, u shpreh ai me një buzëqeshje, duke lënë të kuptohet se pas energjisë dhe formës së tij të mirë fshihet një ndjenjë e fortë dashurie.

I njëjti është në një lidhje dashurie për një kohë me bukuroshen Lotina Haziri.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button