
Opinioni publik u shastis këtë të mërkurë kur mediat nisën të raportonin për lajmin e fundit: Dhunë në familjen mbretërore shqiptare! Qetësia dhe harmonia që kishte karakterizuar pasardhësit e familjes së Mbretit Zog u thye sot dhe të gjithë mbetën pa fjalë nga detajet që po rridhnin në media.
Ka qenë Princ Leka ia që ka shkuar ambientet e rezidencës së familjes mbretërore në rrugën “Murat Toptani”, për arsye të panjohura, pavarësisht se pretendohet se ai do të takonte vajzën.
Newsbomb.al mëson se pas nisjes së procedurave të divorcit, Princ Leka Zogu është larguar nga rezidenca dhe deri në përfundim të procesit gjyqësor aty do të qëndrojë Elia dhe vajza e mitur e çiftit, Princesha Geraldinë.
Lexo edhe: Princi tha se e rrahu gruaja, del ekspertiza: Elia Zaharia ka shenja dhune në trup!
Kjo marrëveshje evidentohet dhe në kallëzimin e bërë në Policinë e Tiranës nga Leka pas dhunës, ku ai thekson në disa momente të dëshmisë së tij se ka një marrëveshje për qëndrimin e gruas me të cilën është në proces divorci në rezidencë dhe për takimet me të bijën.
Me largimin e Princ Lekës nga rezidenca e familjes mbretërore, aty janë vendosur familja e Elias, nëna Yllka Mujo dhe babai Gjergj Zaharia.
Mesa duket, komoditeti që të jep qëndrimi në vilë ka bërë që mes palëve të nisin konfliktet, sepse pasi Gjykata e Tiranës të shprehet për divorcin, njëra prej tyre nuk do të ketë më të drejtë të gëzojë privilegjet e tanishme.
Lexo edhe: Sherri i stisur në familjen mbretërore? Skenari i Princ Lekës, filmimi që e nxjerr zbuluar
Princ Leka Zogu është trashëgimtari i fronit dhe rrjedhimisht pronat janë të tijat, por edhe Elia Zaharia nuk mund të pranojë të largohet pa gjë, pas vitesh të shpenzuara krah 42 vjeçarit. Aq më tepër kur pronat e familjes mbretërore kanë nisur të rijetëzohen dhe të marrin vlerë tjetër. Ndër to, janë pronat në qytetin e Durrësit dhe ndërtimi i një strukture shërbimi e banimi në qendër të Tiranës, pas ish-hotel “Dajtit”.
Pallati Mbretëror që mori më pas dhe emrin Pallati i Vjetër, ka një sipërfaqe 32 mijë metra katrorë, ku janë të përfshira trualli mbi të cilin është ngritur Hotel Dajti, Kisha Katolike, kinema Milenium 2 dhe godina e pallatit.
Një pjesë e kësaj sipërfaqe të madhe në qendër të Tiranës sot po zhvillohet dhe familja Zaharia sigurisht ka pretendimet e veta, të cilat janë parashikuar në kontratat martesore dhe pasmartesore të çiftit.
Sherri, dhuna e pretenduar si dhe pamjet që kanë rrjedhur në media do të tentohen të përdoren në gjykatë për ndarjen e pronave e pasurisë, sepse nëse Elia ose Princ Leka marrin urdhër mbrojtje, atëherë ata nuk mund të jetojnë pranë njëri-tjetrit e rrjedhimisht duhet që dikush të largohet nga rezidenca.
Policia e Tiranës, shërbimet e Komisariatit Nr.1 ku janë regjistruar aktet hetimore, kanë dërgaur kërkesa për urdhër-mbrojtje në gjykatë për të dy palët, sepse Princ Leka ka kallëzuar se është dhunuar nga gruaja dhe babai i saj, kurse Elia ka kallëzuar se është dhunuar nga burri. Nga një ekspertizë paraprake, aktores i janë konstatuar shenja dhune në duar dhe krah.
Lexo edhe: Sherr në Oborrin Mbretëror, Elia dhe babai rrahin Princin, Leka përfundon në spital
Lexo edhe: Princi thotë se e rrahu vjehrri, Elia shkon kallëzon në polici se e ka dhunuar Leka
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Huazuar nga newsbomb.net
