Prapaskenat e bujshme nga ylli i Realit, si refuzoi të luante kundër Barcelonës për shkak të Mbape dhe Bellingam

Rodrigo është kthyer në një çështje te Real Madrid. Ylli i sulmit qëndroi në stol ndaj Barcelonës, ndërsa “El Clasico” u humb 4-3.
Vendimi për të mos luajtur, raportohet se është marrë nga vetë lojtari, i cili ndihet nën hijen e Mbape dhe Bellingam. Kjo prapaskenë e bujshme vazhdon edhe më tej, pasi Rodrigo që ndihet i nënvlerësuar, kërkon largimin nga Reali.
“Marca” ka trazuar ujërat me situatën e Rodrigos, i cili është një ndër “4 Fantastikët” e Realit bashkë me Vinicius, Mbape dhe Bellingam. Ndërkohë 24-vjeçari është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore duke iu shtuar listës së gjatë të mungesave. Nesër Real Madrid do të luajë përballë Majorkës, sfidë e cila mund të rezultojë me humbjen matematikisht të titullit kampion.
Rodrigo ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028 me spanjollët. Reali nuk pritet të heqë dorë nga shërbimet e tij pa 100 milionë euro.