Aktualitet dhe Lajme

“Pra fajin nuk e kanë mediat që i bëjnë g***jore qeverisë, por Flamur Noka që shkon atje?”, debat i ashpër Bushati-Haxhiu për median dhe opozitën

Share

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’ në MCN TV nëse Shqipëria është një vend demokratik, apo diktaturë.

Ndërsa Bushati tha se ky vend s’ka as institucione të pavarur, as shoqëri civile të lirë, Haxhiu tha se vendi është një demokraci e kapur dhe pjesë është edhe opozita

Debati

Haxhiu: Demokracia është e kapur.

Bushati: Ke institucione të pavarur, ke shoqëri civile të lira dhe shoqata? Kjo është demokraci.

Haxhiu: Bushat. A po përmendim një demokraci që është e përfaqësuar nga 10 parti opozitare.

Bushati: Opozitare i ka edhe Putini.

Haxhiu: Nuk dua ta definoj Putinin se nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Bushati: Çfarë po më thua që ka parti opozitare?

Haxhiu: Janë 10 parti opozitare dhe janë të përfaqësuara në media. A mendoj unë se janë të kontrolluara nga Edi rama dhe koncpeti politik i tij. Po them po. Influenca ëështë maksimale, por çfarë bën një opozitë. E E deligjitimon një media që është me regjimin. Po më thuaj cili opozita ka shkuar..

Bushati: Ata e kanë fajin.

Haxhiu: Natyrisht. Ti e deligjitimon një medium që është i kapur prej sistemit vetëm duke u larguar prej tij, nuk merr pjesë.

Bushati: Pra fajin për ty nuk e ka Topi dhe Klani që vjedhin fonde publike për t’i bërë gojore qeverisë, por e ka Flamur Noka që mund të shkojë në Klan apo në Top. Ejjj, ku jeni?

Haxhiu: Jo, jo.

Bushati: D.m.th. të arrish në këtë përfundim që fakti që ekzistojnë Topi dhe Klani është faji i PD-së. Krimin, krimin, kush e bën? Ti pranon që ka krim dhe shan legjitimuesin, kurse unë dua të vë gishtin mbi kriminelin.

Haxhiu: Prandaj është demokracia e kapur Bushat, s’është funksionale.

Bushati: Aty ndahet pazari. Një të tretat e parave kaloi te filan televizion dhe fajin e ka opozita që del në studiot e këtij televizioni.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button