Politika uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin

Share

Politikanët e vendit kanë uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama shkruan: “GËZUAR FITËR BAJRAMIN”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.

Nikolla: Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.  Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.

Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë. Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër myslimanë!




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button