Aktualitet dhe Lajme

Policia “zbarkon” te zyrat qendrore të “Bankers Petroleum”/ Efektivët përballen me rezistencë, thyejnë derën dhe arrestojnë CEO-n dhe ish-drejtorin

Share

Policia e Fierit ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, ku ka arrestuar drejtori aktual, CEO-n kinez, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin shqiptar Leonidha Çobo.

Focat e policisë kanë mbërritur në ambientet e kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila operon në sektorin e nxjerrjes së naftës në fushën e Marinzës.

Por nuk iu është hapur dera, madje janë përballur me rezistencvë nga punonjësit e kompanisë. Kjo ka bërë që efektivët të hyjnë me forcë brenda kompanisë.

Burime nga aksioni i policië njoftojnë se disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij kontrolli. Burime konfidenciale përmendin si shkak të mundshëm një borxh të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.

Kompania është përballur dhe më parë me akuza nga autoritetet tatimore dhe doganore për mospërmbushje të detyrimeve ligjore ndaj buxhetit të shtetit. Në të kaluarën, “Bankers Petroleum” është kritikuar gjithashtu për ndikimin negativ që aktiviteti i saj naftënxjerrës ka sjellë në mjedisin e zonës së Marinzës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe shqetësim për komunitetin lokal.

“Bankers Petroleum” është aktor kryesor në industrinë e naftës në Shqipëri. Prej vitesh ajo administrohet nga sipërmarrës kinezë, të cilët e blenë kompaninë nga investitorët kanadezë që e kishin themeluar atë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button