Po shkonte drejt finalizimit, rrezikohet objektivi më i rëndësishëm i Arsenalit

Nuk është e thënë që të mbyllet përfundimisht “telenovela” me titullin “Viktor Gyokeres”. Tra tativat për transferimin tek Arsenali, ç`ka në fillim të javës dukeshin diçka e përfunduar (70 + 10 milionë euro bonuse), tani befas mund të marrin një kthesë krejtësisht të papritur.
Ndërhyrja e agjentit Hasan Çetinkaja, i cili hoqi dorë nga një tarifë prej 6.5 milionë eurosh për të lehtësuar transferimin, dukej sikur do të sillte finalizimin e gjithckaje me sukses.
Por ja që sipas portugezes “Record”, negociatat thuhet se kanë ngecur. “Mollë sherri” duket se janë disa bonuse, me marrëveshjen që nuk përjashtohet edhe të dështojë në çdo moment.
“Topçinjtë”, sigurisht, shpresojnë që gjithçka të zgjidhet pozitivisht dhe të kenë lojtarin në gjirin e tyre brenda javës.
Sulmuesi 27-vjeçar suedez, shtyu fort për transferimin, madje duke anashkaluar rifillimin e stërvitjes së ekipit portugez.
Ai vjen pas një sezoni fenomenal me 54 gola në 52 paraqitje, teksa gjithashtu ishte edhe në vëzhgimin e disa klubeve të rëndësishme europiane.
Mirëpo vetë Gyokeres zgjodhi që në fillim Premier Ligën dhe projektin e trajnerit Mikel Arteta. Ndërsa edhe tekniku spanjoll e bëri atë përparësinë kryesore për sulmin e tij.
The post Po shkonte drejt finalizimit, rrezikohet objektivi më i rëndësishëm i Arsenalit appeared first on Albeu.com.
Huazuar nga albeu.com