Aktualitet dhe Lajme
Po rregullonte çatinë e shtëpisë, bie aksidentalisht dhe merr dëmtime në trup 27-vjeçari në Maliq
Bie aksidentalisht një 27-vjeçar nga çatia e një banese në Maliq. Mësohet se 27-vjeçari K.M teksa rregullonte çatinë e një tjetër personi, është rrëzuar duke marrë dëmtime trupore.
I riu ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës ndodhet në Komisariat. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Huazuar nga Lapsi.al