Aktualitet dhe Lajme
Po ecte me shpejtësi marramendëse, mbeten të plagosur rëndë dy shqiptarë në Itali
Ditën e sotme në Itali kanë mbetur të plagosur rëndë dy shqiptarë si pasojë e një aksidenti.
Mësohet se 22-vjeçari i cili ishte shofer po ecte me një shpejtësi marramendëse dhe është përplasur me një bordurë dhe ka përfunduar në kopshtin e një vile përgjatë rrugës. Së bashku me të ndodhej edhe një 21-vjeçar që ishte pasagjer.
Oficerët e policisë rrugore nga departamenti Piove di Sacco dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Suem ndërhynë menjëherë. Gjithashtu makina u sekuestrua për të marrë një pasqyrë përfundimtare të situatës. Sipas praktikës, protagonistët e aksidentit, i cili për shkak të fatalitetit të pastër nuk ka shkaktuar dëmtime të mëtejshme.