Plagosi bashkëshortja dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar (FOTO)

Ditën e djeshme, Prishtina u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij.
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në opinionin publik dhe në rrethin artistik, ku ai ishte një figurë e njohur dhe shumë e dashur.
Festim Isufi është gjetur i vdekur si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa gruaja e tij e plagosur me thikë ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ditën e sotme për vdekjen e Festimit, ka reaguar gruaja e tij, Rina Maloku, përmes një postimi në “Instagram”.
Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën: Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.