Aktualitet dhe Lajme
Plagoset shqiptari në Greqi, gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike

Një shqiptar, ende i paidentifikuar, është gjetur i plagosur me thikë në një zonë rurale në Selanik.
Nga informacionet paraprake, mësohet se shqiptari punonte në një fermë, teksa kanë qenë punëtorët e tjerë ata të cilët e kanë gjetur pasi ishte vonuar.
Ai është gjetur i plagosur në qafë, ndërsa është transportuar me ambulancë në spitalin Papageorgiou ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.