Aktualitet dhe Lajme

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi

Share

Është publikuar tashmë edhe fotoja e të riut Eraldo Nevruzi, 31-vjeçarit që punonte si recepsionist në hotel “GRECCIA” në Dhërmi. Gjatë natës së kaluar ai u rrëmbye nga vendi i punës dhe dyshohet se më pas u vra nga 43-vjeçari Gerald Shehu, i afërm i pronares së hotelit. Policia thotë se autori u identifikua nga pamjet filmike si dhe nga njollat e gjakut të gjetura në ambientet e hotelit.

Ai e kishte marrë turnin rreth orës 23.00 të së mërkurës dhe rreth 90 minuta më pas ndodhu ngjarja e rëndë. Trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende ndërsa autori u arrestua në Korfuz të Greqisë në tentativë për të ikur drejt Anglisë.

42-vjeçari i lindur në Tepelenë kishte prerë fillimisht një biletë për në Barcelonë dhe më pas do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe, ku jeton prej vitesh. Në Dhërmi dhe Himarë kanë shkuar forca të shumta të policisë së Vlorës, reparti i FNSH-së si dhe një njësi e RENEA-s të cilat janë duke kërkuar për viktimën.

Kërkime po bëhen edhe në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe. 35 persona janë thirrur dhe janë pyetur në polici. Mediat raportojnë se dy janë pistat ku po hetohet për këtë ngjarje të rëndë. Së pari, mendohet se shkak mund të jetë bërë një sherr i nisur për motive banale që ka degjeneruar në konflikt fizik e deri përdorimin e armës së zjarrit.

Së dyti, po verifikohet nëse mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të mëparshme gjatë qëndrimit të tyre në Angli dhe nëse ata janë përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Sipas të njëjtave burime mes Nevruzit dhe Shehut ka pasur njohje që në Britaninë e Madhe. Viktima kishte vetëm një javë që kishte filluar punë në hotel. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button