Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Peshkopi/Takim për më shumë sigurinë në shkolla, sigurinë rrugore dhe atë mjedisore.

Share

Peshkopi, Dibër/Siguria në shkolla, siguria rrugore dhe krimet mjedisore, në fokus të takimit mes Drejtorit vendor të Policisë Dibër dhe kryebashkiakut të Dibrës.

Me qëllim forcimin akoma më shumë të bashkëpunimit, duke koordinuar më mirë veprimet e përbashkëta mes Policisië së Dibrës dhe Policisë Bashkiake, në drejtim të parandalimit të depërtimit të fenomeneve negative në shkolla, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në akset rrugore, gjatë sezonit të dimrit, si dhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve mjedisore, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Dhimitraq Ziu zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Dibër Rrahim Spahiu.

Drejtori i Policisë, gjatë fjalës së tij, falënderoi pushtetin vendor, për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimeve dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në tërësi, në veçanti parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore (ndërtimet pa leje, prerjet e paligjshme të pyjeve, gërryerja e lumenjve, shpërdorimi i tokës, ndotja e ambientit etj).

Një tjetër çështje që u diskutua ishte bashkëpunimi mes strukturave të Policisë, pushtetit vendor dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, për evidentimin e akseve rrugore që kanë problematika lidhur me dëmtimet e krijuara nga kushtet e motit, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe marrjen e masave në kohë, me qëllim përballimin e sezonit dimëror dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke parandaluar aksidentet.

Lidhur me sigurinë e nxënësve në shkollat që janë pranë akseve rrugore ku lëvizja e automjeteve është më e shtuar, Drejtori kërkoi që strukturat e Drejtorisë së Policisë të koordinohen edhe me shërbimet e Policisë Bashkiake, për menaxhimin me sukses së trafikut.

Gjithashtu u kërkua bashkëpunimi për krijimin e kushteve të punës pranë zyrave të njësive administrative, për ndihmësspecialistët e policisë së zonave, me qëllim që ata të jenë me afër qytetarëve, për trajtimin dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve të ndryshme.

Drejtor Ziu theksoi se strukturat e Policisë së Dibrës janë tërësisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në çdo lloj fushe që shfaqet ajo, zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, reagimin, trajtimin dhe zgjidhjen në kohë dhe në mënyrë profesionale të konflikteve të ndryshme, vlerësimin e të gjitha ankesave të qytetarëve, të ardhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet telefonatave, të gjitha këto në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button