
Pas pesë ditësh pa ujë, në Vlorë ka nisur rikthimi gradual i furnizimit, pasi defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit u riparua pas mesnate, raporton News24.
Aktualisht, furnizimi ka filluar në disa zona të qytetit, përfshirë Lungomaren.
Punimet për rregullimin e tubacionit përfunduan rreth orës 04:00 të mëngjesit, kohë kur nisi edhe mbushja e depove të ujit. Autoritetet bëjnë të ditur se furnizimi do të shtrihet hap pas hapi në të gjithë qytetin gjatë orëve në vijim.
Autoritetet bëjnë të ditur se uji po shpërndahet ende me kapacitet të kufizuar, pasi po kryhen testime të pajisjeve të reja të instaluara në sistem.
Start News
Reklama
