Aktualitet dhe Lajme

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Share

Në përfundim të Samitit në Bruksel, udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të vijojnë mbështetjen për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ky ishte një ndër konkluzionet e takimit të Këshillit të Europës, ku të gjithë liderëve pohuan se do vazhdojnë të punojnë me gjashtë vendet e rajonit për t’i bërë pjesë të familjes evropiane.

“Këshilli Evropian zhvilloi një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe shteteve të këtij rajoni gjatë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në meritë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”.

Ndër vendet e rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. Podgorica mbylli këtë të premte një tjetër grup kapitujsh negociues, ndërsa Tirana do të hapë zyrtarisht grupkapitullin e parafundit në ditët në vijim me nisjen nga puna të presidencës daneze të BE-së, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 me objektiv anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Fokusi kryesor i samitit ishte agresioni rus ndaj Ukrainës, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për të shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por vendosën t’i zgjasin ato aktualet edhe me gjashtë muaj.

Vendet e BE-së duhet t’i miratojnë njëzëri çdo gjashtë muaj sanksionet e tyre ndaj Moskës. BE në sfondin e luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës ka miratuar deri tani 17 paketa sanksionesh kundër Rusisë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button