Përplasje fizike në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Shehaj akuzon për manipulim votash, vëzhguesit përplasen me policinë (VIDEO)

Ditën e sotme kanë vijuar tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike, ku ka pasur përplasje fizike dhe ndërhyrje me forcë të policisë në ambientet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ku po zhvillohet numërimi i votave.
Partia ‘Mundësia’, ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar.
Sipas drejtuesve të partisë, fletët e votimit janë me dy vulat e rregullta të komisionit, por po kontestohen për shkak të se kanë ngjyrë tjetër, ç`ka sipas tyre është një pretekst për t’i nxjerrë jashtë loje.
Disa prej tyre raportohet se janë nxjerrë me forcë jashtë, ndërsa është kërkuar që të largohen edhe gazetarët.
Brenda qendrës së votimit ndodhen vetëm Belind Këlliçi, kandidat i Partisë Demokratike dhe kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj.