Aktualitet dhe Lajme

Përplasen dy makina në aksin Korçë- Pogradec, mbetet i plagosur një efektiv policie

Share

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Çërravë, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Një automjet tip “Mitsubishi” me drejtues një 61-vjeçar është përplasur me makinën e policisë rrugore.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur efektivi i policisë në detyrë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button