Përplasen dy automjete në aksin Gjirokastër-Kakavijë, disa persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Gjirokastër–Kakavijë, pranë kthesës së Bulos, ku janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një tjetër tip “Ford Fiesta”.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar pplagosjen e disa personave dhe dëme të mëdha materiale në të dy mjetet, veçanërisht në pjesët e përparme.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po udhëtonte automjeti “Benz”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit. Po ashtu, në ndihmë të të lënduarve kanë shkuar edhe ekipet mjekësore.
Burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka persona të plagosur, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.