Aktualitet dhe Lajme

Përleshje e egër mes të burgosurve në Volos, dhjetë të plagosur

Share

GREQI– Një përleshje e ashpër ka ndodhur ditën e djeshme në  burgun e  Volosit për arsye të parëndësishme.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë dhe 10 persona u dërguan në spital me mavijosje dhe plagë. Ata u larguan pasi iu dha ndihma e parë.

Sipas magnesianews.gr, episodi ka ndodhur në oborrin e burgut, mes 4-5 të burgosurve romë, të cilët sulmuan tre pakistanezë dhe i plagosën.

Siç raportojnë mediat vendase, nuk ka pasur vepra penale, pasi nuk është thirrur Policia, ndërsa është njoftuar prokurori kompetent, për të marrë masa disiplinore ndaj të burgosurve të përfshirë në ngjarje./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button