Aktualitet dhe Lajme
Përfundon numërimi i votave të Greqisë për Lezhën/ PD ruan mandatin, tensione në Parkun Olimpik, Taulant Balla debat me Flamur Nokën

Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun Lezhë, edhe për sa i përket votave të diasporës. Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj në qarkun e Lezhës.
Pas përfundimit të numërimit, Taulant Balla dhe Flamur Noka kanë pasur edhe debat me njëri-tjetrin dhe salla është përfshirë nga tensionet.