Aktualitet dhe Lajme

Përfshihet nga zjarri Mali i Gamit, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Share

Një vatër zjarri ka shpërthyer në oret e pasdites së sotme në zonën e njohur si Mali i Gamit, e cila ndodhet në Malësinë e Krujës, mbi rezervuarin e ujëmbledhësit të Bovillës.

Zjarri i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi në zonën pyjore në këtë zonë. Terreni i vështirë malor dhe pamundësia për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikësve ka bërë që flakët të përhapen me shpëjtësi.

Nga informacionet e para, shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, por autoritetet janë duke hetuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button