Për të tetën herë dështuan në konstituimin e Kuvendit, Albin Kurti fton në takim Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar.
Takimi është ftuar për të enjten në orën 8:30, para kohës kur është caktuar të mbahet vazhdimi seancës konstituive.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Lumir Abdixhiku, kryetarin e LDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30”, – ka shkruar Kurti në ftesën drejtuar Krasniqit.
Të martën deputetët i thanë për të disatën herë jo kandidaturës së Albulena Haxhiut të LVV-së për kryetare të Kuvendit.