Aktualitet dhe Lajme

Për cilën parti do të votojnë shqiptarët?! Si renditet PS dhe PD në rang kombëtar! Opozita rritet më 1%

Share

Nëse zgjedhjet do të realizoheshin nesër kë do votonin shqiptarët? News24 dhe kompani, “NotoSondaggi”, zbardh rezultatin e sondazhit të dytë të zhvilluar në rang kombëtar për garën e elektorale të 11 Majit.

Notosondaggi ka realizuar një pyetësor në te gjithë vendin dhe ka ‘zbërthyer’ me shifra prirjen e votës së shqiptarëve, të cilët do t’i drejtohen kutive të votimit në 11 maj për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.

Të anketuarit në të gjithë vendin i kanë dhënë përgjigje pyetjes: “Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, Ju cilën parti do të votonit?”

Sipas sondazhit të Antonio Notos, rreth 45.5 % e të ankuarve kanë deklaruar se do të votojnë Partinë Socialistë në 11 maj. Në krahasim me sondazhin e parë, duket se PS ka humbur 0.5% të mbështetësve.

Ndërkohë që 36 për qind e tyre janë shprehur që do votojnë Partinë Demokratike dhe koalicionin “Shqipëria Madhështore”. Krahasuar me sondazhin e parë PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke te ka fituar një rritje me 1 % më shumë anketa e 14 prillit.

Ndërkaq, 6.5 % e votave duhet se do të shkonin në drejtim të Partisë Mundësia të Agron Shehajt dhe 5.5 % për Adriatik Lapajn dhe Nismën Shqipëria Bëhët.

Dy për qind merr Paria Socialdemokrate e Tom Doshit, po ashtu 2 % merr Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik me kryetar Endri Hasën merr 1% të votave dhe Djathtas për Zhvillim, e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehajt vetëm 0.5%.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button