Aktualitet dhe Lajme

Peng i politikës/ Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me mandate të mbaruara

Share

Zgjedhja e Avokatit te popullit nisi ne 2022 ndërsa tanimë te drejtën për tu votuar ne seancë plenare e kane 7 kandidate qe kane mbledhur firmat e jo me pak se 28 deputete!

Burime jo zyrtare nga partite politike pohuan se procesi mund te rikthehet ne piken zero me kandidime te reja, pasi partite nuk kane arritur te zgjedhin nje emer konsensual.

Nje tjeter pozicion  që ka mbetur peng i perplasjeve politike eshte edhe komisioneri per mbrojtjen nga diskriminimi  , ku mandati aktual po ben gati dy vite qe ka perfunduar, dhe kuvendi ka deshtuar te zgjedh komisionerin e ri mes Robert Gajdes dhe Lefetrie Luzit!

Tentativat ne Kvend per zgjedhjen e komisionerit kane qene te paketa, ndera eshte e paqarte nese dy institucionet e pavarura ajo e avokatit te popillit dhe komisionerit kunder diskriminimit do te zgjidhen nga kyu kuvend ne periudhen maj-korrik apo do t’i lihet ne dore perberjes se re qe del nga gjedhjet e 11 majit dhe nis punen ne shtator.

Nderkohe Parlamenti eshte ne pritje te keshillit te emrimeve ne drejtesi, per te derguar emrat qe kane kaluar fazen  per tu emeruar ne postin e anetarit te gjykates kushtetuese dhe per t’I zeene vendin elsa toskes e cila dha doreheqje pak muaj me pare.

Per te zene nje vend ne Gjykaten Kushtetuese ne gare jane 10 kandidate, ndersa I takon Kuvendit te Shqiperise qe ne séance plenare te zgjedh nje  kandidat mes emrave qe do te perzgjidhen dhe pikezohen nga KED!

tabele

1. Alfred Balla, ish-kryetar i KLP

2. Eris Hysi, juriste, pedagoge

3. Gentian Zyberi, jurist

4. Irena Nino, Komisionere Publike E vetingut

5. Klodian Rado, jurist

6. Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ

7. Nertila Sadedini, juriste, pedagoge

8. Nurihan Meta (Seiti), ish-anëtare i KLP

9. Roland Ilia, Komisioner në KPK

10. Sinan Tafaj, jurist, kryetar i shoqatës së të verbërve




Huazuar nga albeu.com

Back to top button