Aktualitet dhe Lajme
PD: Tenderat e ujësjellësit të Durrësit i fitojnë kompanitë e anëtarëve socialistë të këshillit bashkiak. SPAK të hetojë

Partia Demokratike denoncon abuzimet me tenderat në institucionin e Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit.
Në një deklaratë për shtyp në selinë blu, zëdhënësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli, ka publikuar disa dokumenta që zbardhin favoret e anëtarëve të PS në Këshillin Bashkiak ndaj familjarëve të tyre apo të ish-zyrtarëve socialistë në institucionet e pushtetit lokal në Durrës.