fbpx
Aktualitet dhe Lajme

PD gati si alternativë qeverisëse me programin për qytetarët, “Shqipërinë që meriton më shumë” drejt BE

Share

Nga Neritan Vladi
Ndërkohë qe te tjerët planifikojnë sesi te dëmtojnë drejtësinë, PD paraqet programin si te ndërtojmë Shqipërinë ..

Ndërkohë qw brinjët e trekëndëshit të Bermudës te plagosura rende nga drejtësia, për zullumet e tyre 34 vjeçare  ndaj shqiptareve, të zënë në pazar në kurriz të tyre , janë në pabesi ndaj njëri-tjetrit dhe, pse i kanë duart në thesin e asaj që duan të ndajnë,

Partia  Demokratike dhe Z.Basha, janë të impenjuar për të qenë gati dhe qeverisur Shqipërinë ashtu siç qytetarët e ndershëm të këtij vendin duan dhe presin tashmë të lodhur nga tranzicioni 34-vjecar.

Ekspertët më të mirë vendas dhe ekspertizë e huaj ka punuar për programin e PD i cili prek qytetarët dhe premton një Shqipëri Europiane.

Kryetari Basha ka diskutuar prej gati një muaji çdo ditë pikat e këtij programi premtues duke nisur nga platforma antikorrupsion atë që ka më shumë se kurrë nevojë ky vend e shoqëruar me vullnetit e lidershipit të PD për t’i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit, deri tek fushat e tjera të programit që kanë të bëjnë me ekonominë, mbështetjen sociale, arsimin, artin, kulturën, sportin bujqësinë, turizmin, shëndetësinë etj. I gjithë fokusi i PD është një Shqipëri e zhvilluar, një qeverisje me standardet më të mira europiane që të mundësojë edhe kthimin e qytetarëve shqiptarë atyre të larguar nga politika e vjetër këto 3 dekada e gjysëm.

Paralelisht më programin degët e PD si dhe lidershipi në qendër po punojnë dhe për ekipin e kandidatëve që do të jenë përballë qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025. Po ecet mirë edhe në këtë drejtim me qëllim që PD të jetë gati për garën elektorale të vitit të ardhshëm.

Nesër më 1 qershor,  Partia Demokratike do të shpalosë Programin e saj në sloganin SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË! Është kjo hera e parë që një forcë politike gjatë gjithë tranzicionit del para shqiptarëve kaq herët më një platformë të qartë se çfarë kërkon të implementojë kur shqiptarët ti japin besimin me votën e tyre ne zgjedhjet e 2025

Suksese demokrateve

Suksese shqiptarëve

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë me shumë ..


Huazuar nga StartNews.

Back to top button