Aktualitet dhe Lajme
Pashkët Ortodokse, vazhdon fluksi në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës! Mijëra shqiptarë kthehen në vendlindje për të festuar
Vazhdon fluksi i emigrantëve shqiptarë në pikën kufitare të Kapshticës që kthehen në Shqipëri për festën e Pashkës Ortodokse.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur fluks të shtuar në hyrje të doganës, ku shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj kthehen në atdhe për të festuar Pashkët.
Në Kapshticë raportohet se kanë hyrë 6942 dhe dalë 3274 shtetas. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas.
Huazuar nga StartNews.