Pasagjeri tenton të hapë derën e emergjencës, aeroplani kthehet sërish në New Mexico (VIDEO)
Një ngjarje ka ndodhur në një fluturim të kompanisë American Airlines, ku një pasagjer ka tentuar të hap derën e emergjencës. Aeroplani ishte në rrugën e tij nga qyteti jugperëndimor i Albuquerque dhe ishte duke fluturuar drejt Çikagos në një lartësi prej gati 8,000 metrash kur incidenti ka ndodhur. Pas ngjarjes, aeroplani ka ndryshuar kursin e tij.
Në një video të postuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale shihen pasagjerë të tjerë duke u përpjekur të ndalojnë burrin të hapë njërën nga dyert e daljes.
“Fluturimi 1219 i American Airlines u kthye i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Sunport në Albuquerque, New Mexico rreth orës 14:40 me orën lokale të martën, 20 shkurt, pasi ekuipazhi raportoi një shqetësim të shkaktuar nga një pasagjer,” tha linja ajrore në faqen e saj të internetit. Administrata e Aviacionit Civil (FAA).
“FAA po heton”, shtoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth incidentit.
I’m never taking my seatbelt off ever again!! Too risky. Check out this Maniac on a flight from Albuquerque to Chicago. He wants out of the plane while it’s 35,000 ft in the air#AmericanAirlines pic.twitter.com/xx8NazRpO7
— Curtis Fernheiser III (@CurtFernheiser) February 21, 2024