Aktualitet dhe Lajme

Pas vendimit të Kushtetueses për Butrintin reagon UNESCO

Share

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me instituti shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit, ka reaguar UNESCO, duke theksuar se po monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore.

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

“Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button