Pas një dekade në detyrë, Kryeministri kanadez jep dorëheqjen
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti drejtues i qeverisë aktuale pas gati një dekade në detyrë dhe njëkohësisht lider i partisë Liberale Kanadeze.
Justin Trudeau humbi gjatë kohëve të fundit mbështetjen e partisë së tij si dhe të popullit kanadez ndërsa në sondazhet parazgjedhore partia Liberale Kanadeze u radhit e fundit duke nxjerrë në krye partinë konservatore opozitare.
Lajmi për dorëheqjen e Trudeau qarkulluan që mbrëmjen e djeshme nga gazetat Mail dhe Globe ku nga burime konfidencaile, thuhej se Justin Trudeau do të dalë në konferencë për shtyp për të njoftuar largimin nga posti i kryeministrit.
Populli kanandez po përballet kohët e fundit me rritje rekord të inflacionit, rritje e çmimeve të ushqimeve, pakënaqësi kto të shprehura nëpërmjet protestave dhe sondazheve.
Në fund të tetorit, të gjithë deputetët liberalë nënshkruan një peticion drejtuar liderit aktual Justin Trudeau për të dhënë dorëheqjen nga frika se partia e tyre do të përballehj me një humbje të thellë elektorale në zgjedhjet federale të cilat do të mbahen këtë vit.
Tronditjen më të madhe kryeministri Trudeau e mori kur zëvëndsja e tij, Chrystia Freeland dha dorëheqjen në dhjetor duke u luarguar me një lumë kritikash kundër tij duke vënë në pikëpyetje aftësië e tij drejtuese.