Aktualitet dhe Lajme

Pas martesës me Robertin harroi Hollywood-in, Parashqevi Simaku: Më iku ai interesi…

Share

Parashqevi Simaku në vitet e para të jetës së saj në Shtetet e Bashkuara, rrëfen se kanë qenë kujtimet më të bukura. Në një intervistë për Blendi Fevziu në ‘Opinion’, artistja e madhe  shqiptare, rrëfen se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të arritur në Hollywood.

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”-tha ajo.

Ndër të tjera Simaku tha se për herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë, kur babai i saj u nda nga jeta.

“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit.”-rrëfeu Parashqevia.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button