Aktualitet dhe Lajme

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 Majit, Dashamir Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Share

Në një konferencë për mediat, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, që hynë bashkë në zgjedhjet e 11 majit dhe si koalicion nuk fituan dot as edhe një mandat në Kuvend, thanë se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre.

Shehi tha se partia-shtet vijon të jetë në qeveri, ndërsa shtoi se e vetmja gjë pozitive në këto zgjedhje ishte fakti që disa parti të reja morën mandat.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 Majit, Dashamir Shehi, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi:Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate.

Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, u hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhj,ve”- tha ai.

Ndërsa Alibeaj theksoi se duhet ta gjejnë përgjegjësinë tek vetja, se përse nuk krijuan besim tek njerëzit.

Ju urojmë suksese partive të reja, që hynë në parlament. Pjesa tjetër është gjë e vjetër, një parti-shtet në qeveri. Ne marrim përgjegjësitë tona në këtë mes.

Enkelejd Alibeaj, kreu i Djathtas 1912: Fakti është fakt. Rezultati ishte poshtë pritshmërive tona. Ne duhet të gjejmë përgjegjësinë tek vetja, tek paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin, qëndrimeve tona, që ishin realiste. Sa duket dështuam që të ngjallim entuziazëm. Kjo ishte hierarkia e parave që disponon çdo parti. Ne kishim financa modeste. Angazhimi i krimit ishte fare i qartë, mjafton të shikosh që kanë marrë shumë vota njerëz anonimë apo gjysmë anonim. Administrata u përdor.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button