Aktualitet dhe Lajme

Pas arrestimit të Ilir Metës, ambasada e SHBA mbështet Policinë e Shtetit

Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofrojnë mbështetje ndaj Policisë së Shtetit. Ky vlerësim maksimal, vjen pasi ditën e hënë, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u tërhoq me forcë gjatë arrestimit me urdhër të lëshuar nga SPAK-u.

Opozita pretendon se agjentë të BKH-së, të maskuar dhe pa numer identifikues kanë shkelur ligjin, duke dhunuar kreun e Partisë së Lirsë.

Arrestimin e Ilir Metës, eksponentë të PL e kanë etiketuar si “pengmarrje” dhe hakmarrje politike të Edi Ramës, me qëllim që Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit të dhurojnë “show” mediatik.

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe te*orizmit, ishin në fokus të bisedës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda me shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në ambasadën amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

“Proda dhe Ellis vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar këtë bashkëpunim. Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit dhe se bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të thellohet akoma më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Zyra e shtypit e drejtorit të Policisë njofton se; Proda e siguroi Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane, se është i vendosur për të bashkëpunuar dhe punuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button