Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të mbahet muajin tjetër, do të jetë i pari që mbahet në Asamble nga një president sirian.
Burimi, i cili preferoi të mbetet anonim për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, theksoi se Sharaa do të jetë pjesëmarrës në Asamblenë dhe do t’i drejtohet me një fjalim delegacioneve të pranishme, raportoi gazeta The Times of Israel. Kjo do të jetë hera e parë që një president sirian mban një fjalim para këtij forumi ndërkombëtar që nga viti 1967.
Sharaa erdhi në pushtet pasi forcat rebele të drejtuara prej tij rrëzuan regjimin e mëparshëm të Bashar al-Assad në dhjetor të vitit të kaluar.
Në muajin maj të këtij viti, ai zhvilloi një takim në Riad me presidentin amerikan Donald Trump, i cili më pas deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të heqin sanksionet kundër Sirisë.