Parisi “mbulohet” nga fishekzjarrët dhe gjaku, theret me thikë një 17-vjeçar, arrestohen mbi 500 persona

Festime dhe trazira në Paris pas fitores historike të PSG-së: Dy të vdekur dhe qindra të arrestuar
Fitorja madhështore e Paris Saint-Germain me rezultatin 5-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve u festua gjerësisht në Paris, por festimet shpejt morën kthesë dramatike.
Sipas burimeve të mediave franceze, dy persona humbën jetën dhe 558 të tjerë u arrestuan gjatë natës, si pasojë e kaosit dhe trazirave që pasuan triumfin e klubit parizien.
Viktimat janë një i mitur në Dac dhe një grua në Paris, të cilët, sipas raportimeve paraprake, humbën jetën në incidente të ndara pas mesnatës.
Qyteti i Parisit u përfshi nga festime të mëdha. Fishekzjarre, boritë e makinave dhe brohoritje mbushën rrugët, ndërsa Kulla Eiffel u ndriçua me ngjyrat blu dhe të kuqe, në nder të fitores së PSG-së. Stadiumi Parc des Princes ishte një tjetër qendër e emocioneve, ku mijëra tifozë ndoqën finalen përmes një ekrani gjigant.
Por pavarësisht atmosferës festive, situata doli jashtë kontrollit në disa zona të qytetit. Flakë, përleshje me policinë dhe akte vandalizmi u regjistruan në shumë lagje, duke e kthyer një natë historike sportive në një sfidë për autoritetet.
Policia franceze, e cila ishte vendosur në gatishmëri të lartë, ndërhyri në disa raste për të shpërndarë turmat dhe për të ndalur përshkallëzimin e dhunës.
Festimet për fitoren e parë historike të PSG-së në Champions League do të mbeten në kujtesën e qytetit jo vetëm për gëzimin e madh, por edhe për çmimin e rëndë njerëzor dhe social që i shoqëroi ato.
🔴 Paris | Violences urbaines après la victoire
Des véhicules ont été incendiés par des hooligans dans plusieurs quartiers de Paris.
📍 Alors que les célébrations du PSG battent leur plein, des débordements sont signalés en marge des festivités.#Paris #Incidents #PSG… pic.twitter.com/g2CJr9nRgJ
— Kocovich Insights (@InsighKocovich) May 31, 2025