Parashikimi i motit 29 Mars 2025, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ketë ndryshim të situatës atmosferike në territorin Shqiptar, duke sjellë dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve.
Megjithatë, do të mbeten prezente në zonat malore verilindore-juglindore, ku do të ri-shfaqen sërish reshjet e dëborës.
Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në male, por me intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.