Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 27 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Share

Këtë të premte, Shqipëria do vijojë të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Pas-mesditës dhe në vijim, priten vranësira nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga nga 16°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës, deri në 39°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button